Një pilulë që zgjat marrëdhënien seksuale? Jo! Jo! Jo!
I pari ilaç që i dhuron meshkujve më shumë pushtet në dhomën e gjumit ka pak kohë që ka dalë në shitje dhe tashmë mund të dëgjoni gjëmim shurdhues të brohoritjeve, ndërsa burrat përgatiten për të shpenzuar më shumë kohë mes çarçafëve.
Priligy, pilula e re mund të ketë të njëjtin potencial për të ndryshuar jetët seksuale të meshkujve siç bëri Viagra. Ejakulimi i parakohshëm prek një në tre burra në një fazë të jetës së tyre.
Paçudi, meshkujt janë duke bërtitur nga gëzimi. Por në qoftë se meshkujt presin që femrat të thërrasin: “Po, po, po!”, do të ishin të gabuar.
Nuk ka asnjë dyshim se femrat lartë e poshtë vendit, janë duke psherëtirë fshehurazi të lebetitura si të shmangin një gjë që ato nuk duan, më shumë seks.
Për femrat është pothuajse një krim të pranojnë se nuk duan seks pambarim, çdo orë të ditës dhe natës. Janë të gjitha të kushtëzuara të mendojnë se lloji më i mirë i seksit është i gjatë dhe i ngadaltë, ndërsa meshkujt janë të inkurajuar që të besojnë se nëse ata mund të gëzojnë bëmat e pafundme të bërjes dashuri ata nuk janë burra të vërtetë.
Femrat janë të turpshme për të pranuar se seanca të shkurtra seksi, në të vërtetë i përshtaten atyre, sepse kanë frikë se kjo do të thotë se ato kanë dëshirë të ulët seksuale. Por e vërteta është se seanca të shpejta seksi nuk janë gjithmonë një mallkim. Për një numër shumë të madh femrash ato janë në të vërtetë një bekim.
Gjëja e fundit që ato do të kërkonin është një pilulë për të ngadalësuar gjërat. Sigurisht, ejakulimi i parakohshëm mund të jetë një problem shumë i vërtetë dhe shqetësues për çiftet.
Kjo mund t’i bëjë meshkujt të ndihen të pamjaftueshëm dhe femrat të pakënaqura. Megjithatë, ka edhe një numër shumë të madh femrash që kanë arsye shumë të mira për të qenë të lumtura kur seksi është shumë i shpejtë. Ato mund të duan seks të ndryshëm. Ato mund të duan më pak seks. Por pa dyshim ato nuk duan të njëjtin seks që të zgjasë më gjatë, gjithë kohës.
Dhe kjo është e tërë çështja. Dashuri-bërja është e ndryshme aq sa njerëzit që bëjnë dashuri.
Stilet e ndryshme të seksit i përshtaten njerëzve të ndryshëm dhe madje edhe kohëve të ndryshme në jetën tonë.
Inkurajimi i meshkujve që të besojnë se ata janë të dashur të mirë vetëm nëse ata mund të zgjasin një kohë të caktuar është qesharake. Është gjithashtu potencialisht shumë e dëmshme.
Terapistët gjithmonë i këshillojnë çiftet për të komunikuar nevojat dhe të jenë të hapur për problemet e tyre. Por, siç e dimë të gjithë, kjo është shumë më e lehtë të thuhet se të bëhet.
Rreth ilaçit
Dapoxetine, tregtohet si Priligy, Kutub, ose Duratia, është përbërja e parë e zhvilluar posaçërisht për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm te meshkujt 18-64 vjeç.
Dapoxetine funksionon si frenues i transportuesve të serotoninës, duke rritur veprimin e serotoninës në ndarjet postsinaptike dhe si pasojë nxit vonimin e ejakulimit.
Si një anëtar i familjes së frenuesve, ilaçeve që veprojnë si bllokues të përthithjes së serotoninës, dapoxetine u krijua fillimisht si një antidepresant. Megjithatë, ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, dapoxetine përthithet dhe eliminohen shpejt nga trupi. Aftësia e saj për të vepruar shpejt e bën të përshtatshme për trajtimin e ejakulimit të parakohshëm por jo si një antidepresant.



![Nga mashkull në femër në 2 minuta [VIDEO]](http://www.planib.com/wp-content/uploads/2013/01/iigenthii-150x150.jpg)






