Një gjen përcakton ‘erën e keqe’ të djersës, zbulojeni a e keni
Përtej larjeve të shpeshta ose litrave të parfumit, disa njerëz kanë e kanë të shkruar në ADN aromën e keqe. Eshtë prania e gjenit ABCC11 që përcakton substancat e pakëndshme kundërmuese të sqetullës, dhe si rrjedhojë, erën e keqe. Megjithatë, sekuenca gjenenike është e pranishme vetëm në një njeri në katër: për tre të tjera pra, deodoranti do të jetë sipërfaqësor. E thotë një hulumtim i kryer nga Bristol University dhe botuar në Journal of Investigative Dermatology.
Shkencëtarët analizuan një mostër prej 6600 femrash. Me gjenin të pranishëm në një formë të paaktivizuar, djersa e personit nuk është e shoqëruar me erëra të pakëndshme dhe deodoranti nuk do të shërbejë për asnjë qëllim. Por jo të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë dhuratë të natyrës, madje pothuajse të gjithë bartësit e formës inaktive të gjenit nuk janë të vetëdijshëm për këtë, dhe vazhdojnë të përdorin deodorant.
Sipas studiuesve, këta njerëz përdorin deodorante vetëm në përgjigje ndaj konventave socio-kulturore pa e kuptuar se nuk kanë nevojë dhe që shumë mirë mund të bëjnë pa këto produkte, duke reduktuar ekspozimin e tyre ndaj kimikateve të kozmetikës .


![Nga mashkull në femër në 2 minuta [VIDEO]](http://www.planib.com/wp-content/uploads/2013/01/iigenthii-150x150.jpg)







