Plani B

Ekzistenca e pikës G, te meshkujt dhe te femrat

Ekziston pika G?

Kjo zonë e veçantë u zbulua së pari nga Grafenbergh, nga i cili vjen edhe emri i saj. Pika G, me fjalor në dorë, “është një projeksion i vogël me konsistencë të sfungjertë në krahun e përpartë të vaginës, pas kockës pubike, në një thellësi prej 6 deri në 8 cm në hyrje të kanalit vaginal”. Është një zonë shumë e ndjeshme për shkak se ajo është e pasur me mbaresa nervore, të afta për të shkaktuar orgazmën dhe në disa raste  ejakulacionin e femrës.

Për më shumë të diturit në anatomi, pika G duhet të gjendet pikërisht pas kockës pubike. Duke stimuluar këtë zonë (masazhoni zonën) kur femra është e eksituar seksualisht, shkakton ënjtje të pikës G e cila rrit madhësinë e saj dhe shkakton orgazmën, dhe në disa raste ajo çliron një lëng të veçantë, të ngjashëm me atë të mashkullit.

Ekziston pika G për meshkujt?

Po, pika G ekziston edhe te meshkujt dhe quhet prostata. Prostata është një gjëndër e madhe e vendosur në mes të anusit dhe fshikëz. Roli kryesor i të cilës është përpunimi i lëngut seminal që shërben për të ushqyer spermatozoidët.

Çfarë e bën prostatën pikën G të meshkujve?

Duke qenë një gjëndër vaskulare nëpër të cilën kalojnë nervat e penisit, dhe nëse stimulohet  krijon një ereksioni të pavullnetshme dhe kjo është arsyeja pse quhet pika G e mashkullit.

Stimulimi i prostatës, për trashëgimi kulturore është e “sikletshme”, është një praktikë shumë pak e përdorur nga meshkujt. Megjithatë, shkencëtarët, besojnë se ky lloj stimulimi çon në një orgazëm intensive,  më të ngadaltë, graduale dhe pa kontraktimet, dhe është përshkruar si  “orgazma e përhapjes”, kënaqësia e të cilës përhapet në të gjithë trupin.

Postuar nga në Jan 26 2013. Regjistruar nën Featured News, Seksualitet. Mund të ndiqni diskutimin përmes RSS 2.0. Ju mund të lini një përgjigje ose mund të ndiqni diskutimin

Shkruani një përgjigje

Kërko në Arkivë

Kërko me Datë
Kërko me Rubrikë
Kërko me Google

Foto Galeria

Log in | Dizajnuar nga Plani B
Close
Për ne jeni të rëndësishëm!
Klikoni në një nga butonat më poshtë, të mbetemi në kontakt!

Twitter

Facebook

Google+