Plani B

Mosha e përsosur për t’u martuar

Njëzet e pesë vjeç me sa duket është “mosha e duhur” për çiftet për të filluar martesën, thotë një studim i kohëve të fundit i botuar në “The Journal of Social and Personal Relationships”.

Ose të paktën ky ishte numri që studiuesit morën kur ata pyetën 536 studentë të universitetit të jepnin mendimin e tyre për moshën e përsosur për të lidhur nyjën.

Natyrisht, ky vendim i madh nuk duhet të bazohet në disa rezultate anketash. Nëse doni të dini nëse ajo e dëshiron unazën e martesës, ndoshta tashmë ju a ka thënë. “Femrat shpesh lënë të kuptohet kur ato janë duke menduar për tu fejuar”, thotë Tracey Steinberg, NYC eksperte e takimeve dhe flirtimit. “Dhe zakonisht qëllimi i tyre i vetëm është që të kuptojnë se çfarë qëndrimi keni ju mbi çështjen.”

Nëse jeni kurioz nëse ajo i ka vënë syrin unazës së martesës, këtu janë katër skenarë të zakonshëm për ta kuptuar këtë.

E dhëna 1: Të gjitha shoqet e saj janë duke u martuar dhe kjo është gjëja më e mirë se kurrë!

Sezoni i dasmave mund të nxjerrë anën e brendshme romantike te të gjithë ne, por në qoftë se e dashura juaj nuk mund të ndalë dhe të jetë e papërmbajtur për ditën e madhe të mikes së saj më të mirë, këtu mund të ketë diçka. “Duke qenë e ngazëllyer për një mike është normale,” thotë Steinberg. Por në qoftë se ajo është përsëritëse dhe tregon se sa kënaqësi duhet të jetë planifikimi i ngjarjes, apo se sa mirë mund të ndihesh i fejuar, kjo është në mendjen e saj, thotë Steinberg.

E dhëna 2: Ajo papritmas bëhet mjeshtre e skenarëve hipotetikë.

Nëse jeni duke parë një komedi romantike papritmas del detektivja brenda saj, për të marrë shënime. Femrat shpesh përdorin sinjale nga spektakle TV apo filma për të paraqitur pyetje hipotetike rreth marrëdhënies tuaj disa vjeçare, qëndrimi juaj për fëmijët, apo pikëpamjet tuaja për martesë, thotë Steinberg. Tani kjo natyrisht nuk është një gjë e keqe, kjo është qartë një mënyrë e lehtë për të diskutuar një temë serioze. “Por duke ju pyetur në lidhje me dëshirat tuaja, është një tregues klasik se si ajo ju sheh për të ardhmen“, shpjegon Steinberg.

E dhëna 3: Ajo reagon ndaj çdo reklame mbi martesën.

Kompanitë e bizhuterive janë gjeni kur është fjala për të bërë reklama që ngjallin emocione. Por në qoftë se ajo nuk resht së shprehuri se sa e adhurueshme është çdo reklamë angazhimi për fejese, ose bën komente mbi atë se sa krijues ishte çdo propozim, shanset janë që ajo dëshiron që ju të kuptoni, thotë Steinberg.

E dhëna 4: Ajo lë të kuptohet se dëshiron unazën e fejesës

Disa femra zgjedhin të arrijnë qëllimin e tyre pa thënë saktësisht atë që duan të thonë.

Rasti: Nëse ajo është vazhdimisht duke thënë se si ju jeni vendimtar për lumturinë e saj dhe se nuk mund ta imagjinojë jetën pa ty, kjo është drita jeshile për ju për të propozuar, thotë Steinberg.

Kjo është mënyra më e lehtë për t’iu vënë në dije, se në qoftë se do kishit propozuar, ajo me siguri do thoshte po,” shpjegon Steinberg.

Postuar nga në Dec 25 2012. Regjistruar nën Featured News, Psikologji. Mund të ndiqni diskutimin përmes RSS 2.0. Ju mund të lini një përgjigje ose mund të ndiqni diskutimin

Shkruani një përgjigje

Kërko në Arkivë

Kërko me Datë
Kërko me Rubrikë
Kërko me Google

Foto Galeria

Log in | Dizajnuar nga Plani B
Close
Për ne jeni të rëndësishëm!
Klikoni në një nga butonat më poshtë, të mbetemi në kontakt!

Twitter

Facebook

Google+