Kryeministri Rus Medvedev: Alienët janë mes nesh
Ish presidenti dhe Kryeministri aktual rus Dimitri Medvedev nuk përjashton ekzistencën e Babagjyshit të Vitit të ri, nuk beson në profecinë Maya rreth fundit të botës më 21 dhjetor, por pretendon të ketë prova se alienet janë mes nesh. Në një off air (jashtë programi) që po bën xhiron e internetit, raporton Daily Telegraph, Medvedev pas një interviste televizive, nuk e kuptuar se mikrofonat janë ende të ndezur dhe bën një sërë deklaratash.
“Besoj në Santa Claus, por jo shumë” tha kryeministri rus, duke shtuar se “megjithatë, nuk jam nga ata që i thonë se fëmijëvë se babagjyshi nuk ekziston”
më pas, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një prej gazetarëve që deri pak kohë më parë po e intervistonte, Medvedev tha me një ton diku mes seriozit dheshakasë se së bashku me çantën që përmban kodet bërthamore, presidentit i është dhënë edhe një fashikull top sekret. Ai përmban informacion në lidhje me alienet që kane vizituar planetin tonë.
“Përveç kësaj, vazhdon kryeministri, presidentit i dorëzohet një raport i Shërbimit Sekret që monitoron alienët në vendin tonë.” Kush do të ketë më shumë informacion për këtë çështje, Medvedev sugjeron të shikojnë filmin “Men In Black”. Së fundi, shpjegon: “Nuk mund t’ju them se sa alienë janë midis nesh, sepse do të shkaktonte panik.”



![UFO në Meksikë [VIDEO]](http://www.planib.com/wp-content/uploads/2012/11/ufo-Meksike-150x150.png)






