Plani B

SAV001-H: Vaksina HIV nuk ka efekte anësore të padëshirueshme

Mund të jemi një hap më afër për një vaksinë kundër HIV, pa efekte të dëmshme anësore.

Vaksina, e quajtur SAV001-H, nuk ka treguar asnjë efekt anësor negativ dhe gjithashtu duket se nxit formimin e antitrupave të trupit kundër virusit, sipas rezultateve të para të lëshuara nga Faza 1 e testimeve, ka raportuar Discovery News. Vaksina është zhvilluar nga hulumtuesit nga Universiteti i Western Ontario në Kanada dhe Sumagen Kanada.

Sipas një njoftimi për fazën e I të testimeve nga universiteti:

Sumagen njoftoi se regjistrimi i pacientëve ka përparuar normalisht dhe nuk ka pasur efekte anësore, duke përfshirë vërejtjen e reaksioneve lokale, shenjat / simptomat dhe toksiciteti laboratorik pas injektimit me SAV001-H në të gjithë pacientët e regjistruar deri më sot.

Tani, vaksina do të shkojë për në fazën II dhe III të testimeve, të cilat do të tregojnë nëse ajo është efektive në të vërtetë duke bërë njerëzit të imunizuar ndaj virusit që shkakton AIDS-in.

Faza I e studimit përfshihen të rriturit e moshës 18 deri 50 vjeç që kanë HIV, ku gjysmës i është injektuar vaksina, ndërsa gjysmës tjetër u është dhënë një placebo (pilulë qetësuese e padëmshme). Vaksina përmban kampion të vranë të HIV-1 të modifikuar gjenetikisht, shpjeguan hulumtuesit.

Autorët e studimit theksuan se kjo vaksinë është unike në atë që përdor tërë virusin e vrarë, e ngjashme me atë të poliomelitit dhe vaksinave të gripit.

Kjo nuk është e vetmja vaksinë HIV që përdoret në botë. Hulumtuesit spanjollë kanë testuar atë që quhet vaksina MVA-B, e cila u shfaq në përpjekjet e hershme të vitit të kaluar për të ulur fuqinë e HIV në një “infeksion kronik të vogël”.

Më parë këtë vit, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në USA, miratoi një pilulë të quajtur Truvada, për të ndihmuar në parandalimin e HIV-it në njerëz të shëndetshëm. Mënyra se si funksionon është që njerëz të shëndetshëm të cilët mund të përballen me një rrezik të lartë të HIV, le të themi, nëse partneri i tyre është i infektuar, duke marrë pilulën si një masë parandaluese ul rrezikun në mënyrë dramatike për t’u infektuar me virusin.

Postuar nga në Nov 11 2012. Regjistruar nën Featured News, Shendet. Mund të ndiqni diskutimin përmes RSS 2.0. Ju mund të lini një përgjigje ose mund të ndiqni diskutimin

Shkruani një përgjigje

Kërko në Arkivë

Kërko me Datë
Kërko me Rubrikë
Kërko me Google

Foto Galeria

Log in | Dizajnuar nga Plani B
Close
Për ne jeni të rëndësishëm!
Klikoni në një nga butonat më poshtë, të mbetemi në kontakt!

Twitter

Facebook

Google+