Njeriu i cili kaloi vite duke u përpjekur të dukej si mace është gjetur i vdekur
Një amerikan, veteran i marinës i cili kaloi vite duke u përpjekur për të bërë veten të duket si një mace është gjetur i vdekur.
Dennis Avner, 54 vjeç, shpenzoi mijëra dollarë për operacionet dhe tatuazhet për tu transformuar në një tigër.
Programuesi i kompjuterëve kishte ndarë buzën në mënyrë kirurgjikale, veshët me majë dhe iu nënshtrua impianteve të silikonit në faqet dhe në ballin e tij.
Ai gjithashtu kishte mprehur dhëmbët në formë që të dukeshin si çatall dhe thonjtë si kthetra. Avner, nga Tonopah, Nevada, kishte thënë shokëve se i pëlqente ta thërrisnin me emrin e tij të Vendasit Amerikan, “Macja Gjurmuese”.
Në një faqe interneti ai shkroi: “Unë jam Huron dhe pas një tradite shumë e vjetër e kam transformuar veten në një tigër”.
Avner, i cili u shfaq në “Ripley Besoni Ose Jo! Ngjarjet nga nga mbarë bota, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 5 nëntor.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i qartë, por shoku i tij Shannon Larratt shkroi në një blog se ai kishte “marrë jetën e vet”.












