Plani B

Kush shikon profilin tuaj në Facebook? Zbuloje!

Gjithkush është tunduar për të zbuluar vizitorët më të shpeshtë të profilit të tij në Facebook. Dhe një nga truket është të shfrytëzosh algoritmet e sofistikuara të rrjetit social. Kjo nuk është një shkencë ekzakte, por disa thonë se funksionon.

Miqtë në të djathtë

Vendi më i dukshëm, por shpesh neglizhohet, është lista e miqve që shfaqet në panelin e djathtë në ditarin tuaj.

Si i zgjedh Facebook? Qendra për ndihmë e rrjet social informon se ky seksion është vazhdimisht në ndryshim dhe “mund të përfshijë miq me të cilët ju ndërveproni më së shpeshti në postet e murit, komenteve dhe ngjarjeve që ndiqni. Megjithatë, Facebook nuk zgjedh miqtë për të treguar bazuar në profilet që ju zgjidhni për të parë ose që ju të ndërveproni në mesazhe dhe biseda.

Nuk kuptohet mirë çfarë do të thotë … por përshtatemi.

Rifreskoni miqtë

Faqja e internetit “Science 2.0” ka të paktën tre hipoteza që përcakton “probabilitetin” sesa “përcakton” se kush viziton më shpesh profilin tuaj.

Metoda e parë është për të rifreskuar disa herë faqen tuaj dhe shikoni miqtë që shfaqen në panelin e djathtë. Sipas “Science 2.0” këta janë njerëzit të cilët konsultojnë më shpesh dhe më gjatë profilin tuaj në tridhjetë e gjashtë orët e fundit.

Ftoni miqtë në ngjarje

Marifeti i dytë për të gjetur se kush hedh shpesh një sy mes gjërave tuaja në Facebook është që të ftoni të gjithë miqtë tuaj në një ngjarje. Ekzistojnë tri kategori njerëzish: ata që e kanë pranuar ftesën, ata që janë ende të pavendosur dhe ata që e kanë refuzuar.

Sipas “Science 2.0” njerëzit të cilët shfaqen në 5 pozicionet e para në secilën kategori, kanë parë profilin dhe fotot taja.

ABC

Dredhia e tretë është që të përdorësh shiritin e kërkimit, që ndodhet në krye të çdo faqe, duke shtypur individualisht shkronjat e alfabetit. Interpretimi është ambivalent: personi i parë që shfaqet është i fundit që ju keni vizituar ose i fundit qe ju ka “përgjuar”. Vetëm ju mund ta dini …

Megjithatë, në qoftë se jeni të vendosur me të vërtetë për të gjetur se kush është fiksuar me ju në Facebook, janë dy mjete që mund të provoni: kjo referencë, http://thekeesh.com/2011/08/who-does-facebook-think-you-are-searching-for/ (një program i vogël JavaScript që mund të ruani si shfletues te të preferuarat) dhe shtesa për faqet e kërkimeve “WhoIsLive”.

Nuk sigurojnë funksionim 100%, por të paktën u përpoqët.

Postuar nga në Nov 17 2012. Regjistruar nën Featured News, Hi-Tech. Mund të ndiqni diskutimin përmes RSS 2.0. Ju mund të lini një përgjigje ose mund të ndiqni diskutimin

Shkruani një përgjigje

Kërko në Arkivë

Kërko me Datë
Kërko me Rubrikë
Kërko me Google

Foto Galeria

Log in | Dizajnuar nga Plani B
Close
Për ne jeni të rëndësishëm!
Klikoni në një nga butonat më poshtë, të mbetemi në kontakt!

Twitter

Facebook

Google+